Konsultimi
Analizojmë madhësinë e oborrit, nevojat tuaja dhe mënyrën si doni ta kontrolloni kositjen.
Çdo fundjavë harxhonim orë të tëra duke kositur dhe mirëmbajtur oborrin. Ndërkohë, teknologjia po avanconte me hapa të shpejtë dhe robotët po kryenin gjithnjë e më shumë punë që dikur bëheshin me dorë.
Kjo na shtyu të sjellim edhe në Kosovë zgjidhje inteligjente për mirëmbajtjen e oborreve, duke i ndihmuar njerëzit të kursejnë kohë dhe të shijojnë më shumë momentet e tyre të lira.
Ne besojmë se koha është një nga gjërat më të vlefshme që kemi.
Prandaj misioni ynë është të zëvendësojmë punët e lodhshme të mirëmbajtjes së oborrit me teknologji inteligjente, duke u dhënë njerëzve më shumë kohë për familjen, pushimin dhe gjërat që kanë më shumë rëndësi.
Pse me humb vikendin tu kosit?
Analizojmë madhësinë e oborrit, nevojat tuaja dhe mënyrën si doni ta kontrolloni kositjen.
Shikojmë terrenin, zonat e kositjes, pengesat dhe zgjedhim sistemin më të përshtatshëm.
Montojmë robotin, stacionin e karikimit dhe konfigurojmë aplikacionin.
Roboti kosit vetë, ndërsa ju e ndiqni gjithçka nga telefoni.
Na shkruani dhe ju ndihmojmë të kuptoni cila zgjidhje i përshtatet më mirë oborrit tuaj.