+383 45 436 277 info@digjitalizoborrin.com Hënë - Premte: 9:00 - 19:00
Montimi

Montim dhe konfigurim profesional

Përveç shitjes së robotëve kositës, Digjitalizo Oborrin ofron edhe shërbim profesional të montimit dhe konfigurimit.

Nëse dëshironi që roboti të vendoset si duhet, të lidhet me aplikacionin dhe të testohet para përdorimit, ne kujdesemi për gjithë procesin.

section-title-icon
Procesi ynë

Montimi në 4 hapa

process-one-shape-2

Vlerësimi i oborrit

E shikojmë hapësirën, pjerrësinë, pengesat dhe vendin ku është më mirë të vendoset stacioni i karikimit.

Montimi i robotit

Vendosim robotin dhe pajisjet përcjellëse në mënyrë të rregullt, sipas kushteve të oborrit tuaj.

Konfigurimi në telefon

E lidhim robotin me aplikacionin, caktojmë zonat, oraret dhe mënyrën e punës.

Testimi dhe udhëzimi

E testojmë robotin në oborr dhe ju tregojmë si ta përdorni, si ta kontrolloni dhe çfarë duhet të dini pas montimit.

Ju e zgjidhni robotin, ne kujdesemi që ai të punojë si duhet në oborrin tuaj.