+383 45 436 277 info@digjitalizoborrin.com Hënë - Premte: 9:00 - 19:00
Produktet
Robot kosites

ANTHBOT Genie 1000

Robot kositës pa tel kufizues, me GPS, katër kamera inteligjente dhe kontroll nga telefoni.

ANTHBOT Genie 1000 është robot kositës inteligjent për oborre të mëdha, që punon pa tel kufizues. Ai përdor sistem RTK GPS dhe 4 kamera për ta njohur oborrin, për të lëvizur me saktësi dhe për t’i shmangur pengesat gjatë kositjes.

Përmes aplikacionit mund t’i caktoni zonat, oraret, drejtimin e kositjes dhe lartësinë e prerjes.

Genie 1000 punon edhe në terrene me pjerrësi deri në 45%, i njeh mbi 1,000 lloje pengesash dhe kthehet vetë në stacion kur bateria harxhohet ose kur fillon të bie shi.

Pa tel kufizues
RTK GPS + 4 kamera inteligjente
Deri në 2000 m²
Menaxhon dhe kosit disa zona
Kontrollohet nga telefoni
Shmang pengesat automatikisht
Kthehet vetë në karikim
Punon qetë (58 dB)
Me sensor ndaj shiut
I përshtatshëm për pjerrësi deri në 45%
Lartësi prerjeje 30–70 mm (5 nivele)
Gjerësi prerjeje 20 cm