+383 45 436 277 info@digjitalizoborrin.com Hënë - Premte: 9:00 - 19:00
Produktet
Aksesorë

Tel kufizues për robotë kositës

Tel kufizues (150m) për robotë kositës, që ndihmon robotin të dijë ku duhet të kositë dhe ku të ndalet.

Teli kufizues përdoret për të caktuar zonën ku roboti kositës duhet të punojë. Ai vendoset rreth oborrit dhe i tregon robotit kufijtë e hapësirës, që të mos dalë jashtë zonës së kositjes.

Është i përshtatshëm për instalime të reja ose për zëvendësim kur teli ekzistues është dëmtuar. Ndihmon që roboti të punojë më saktë dhe të mbajë oborrin të rregulluar pa ndërhyrje të vazhdueshme.

Gjatësia e telit: 150 metra.
Telin kufizues mund ta merrni me komplet të plotë ose me metra aq sa ju duhet.